Argiano
Argiano është pjesë e historisë së Montalcinos duke e bërë këtë kantinë një nga më prestigjozet në këtë zonë. Me kalimin e viteve Argiano kaloi nëpër familje të ndryshme fisnike italiane. Në 1967 Argiano luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Brunello di Montalcino dhe ishte pjesë e krijimit të konsorsiumit të Montalcinos.
Në vitin 1992 lindi Supertuscan i parë i Montalcinos, “Solengo” vepër e Giacomo Tachis krijuesit të Sassicaia, Tignanello dhe Solaia. Millésime Wine Distribution importon për tregun Shqiptar Brunello di Montalcino, Solengo, Non Confunditur dhe Rosso di Montalcino.